LAJMI I FUNDIT:

“E kemi mbyll në ora shtatë” , “E mbyll kur i kryn qeta”-qytetarët e Lipjanit përplasen me personelin e qendrës së vaksinimit, ankohen se nuk po mund të vaksinohen

“E kemi mbyll në ora shtatë” , “E mbyll kur i kryn qeta”-qytetarët e Lipjanit përplasen me personelin e qendrës së vaksinimit, ankohen se nuk po mund të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinim kundër COVID-19, e qytetarët të cilët po shprehin dëshirën për të marrë vaksinën kundër coronavirusit po përballen me probleme të ndryshme.

Ndonëse shumica prej tyre nuk po arrijnë të caktojnë një terminë për tu vaksinuar, të tjerët të cilët tashmë kanë pasur të caktuar terminin, nuk kanë arritur të marrin vaksinën.


Një gjë e tillë ka ndodhur sot në Qendrën e Vaksinimit në sallën e sporteve “Better Life” në Lipjan.

Qytetari R.D ka treguar për Telegrafin se sot ka pritur më shumë se një orë para hyrjes së kësaj qendre për të marrë vaksinën mirëpo një gjë të tillë nuk arriti ta bënte.

“Unë së bashku me shumë të tjerë kemi pritur gati 1 orë para hyrjes ku dera e qendrës është mbyllur në ora 18:00, a unë personalisht kam pasur terminin në orën 18:30.Pra ne që kemi qenë jashtë dhe kemi pasur terminin e caktuar nga ora 18:30 nuk kemi mundur të vaksinohemi”, ka rrëfyer qytetari.

Ai më tej ka shtuar se edhe personat që kanë qenë brenda sallës kanë pritur me orë të tëra për t’u vaksinuar pavarësisht asaj që e kanë pasur të caktuar orën.

Qytetari është ankuar edhe për sjelljen e personelit brenda kësaj qendre të vaksinimit, ku edhe në videot e dërguara shihet sesi njëri nga personat e personelit fjaloset me qytetarët që po prisnin për të marrë vaksinën antiCOVID-19.

“Sipas personit përgjegjës në atë qendër ka thënë se sistemi ku regjistrohen pacientët është mbyllur në ora 19:00 dhe nuk ka më qasje, kurse terminët kanë qenë të caktuar deri në orën 19:30”, ka rrëfyer qytetari.

Në videon e dërguar dëgjohet sesi qytetarët fjalosen me personelin e qendrës së vaksinimit “Better Life” në Lipjan.

“Kemi lon terminin për mos me humb punën. Mbyllet kur ti krysh qeta”, dëgjohet qytetari duke iu drejtuar personelit. “Në ora 19:00 unë e mbylli. Asnjë za s’du me ni”, i drejtohet njëri nga personeli, qytetarit. Ndërkohë ndërhynë edhe njëra nga doktoreshat e cila i drejtohet qytetarit me fjalët “Mos u bo nervoz, jemi të furnizuar me doza deri nesër në mëngjes por në ora 19:00 përfundon”.

R.D ka treguar për Telegrafin se personat që ishin brenda pas insistimit kanë arritur të marrin vaksinën, mirëpo ata të cilët kanë qenë jashtë nuk janë vaksinuar.

Ndryshe edhe në platformën e-Kosova ku bëhet caktimi i datës dhe orës për vaksinim, terminët figurojnë deri në orën 19:25. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori