LAJMI I FUNDIT:

E kaluara dhe e tashmja e Tokës së Askujt

E kaluara dhe e tashmja e Tokës së Askujt

Një shekull nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, Toka e Askujt sjell në mendje imazhet e djerrinave të Frontit Perëndimor – një peizazh prej druri, metali, trupash dhe balte. Por, Toka e Askujt ka histori gati 1000-vjeçare dhe vazhdon të shfaqet në botën tonë moderne, transmeton Telegrafi.

Toka e Askujt paraqitet për herë të parë (si “Nanesmaneslande”) në Librin e Vinqesterit (Domesday Book) më 1086. Në shekullin e XIV-të, kishte Tokë të Askujt përgjatë Anglisë mesjetare, duke u bërë sinonim për bazat e ekzekutimit, gropave të murtajës dhe territore që ranë mes kishave famullitare – hapësira përtej ligjit.

Hapësira në Hertforshajr që sot quhet “Nomansland” mbeti mes manastireve të Sh. Albanit dhe Uestminsterit. Edhe pse një juri më 1429 vendosi se të drejtat e kullotjes duhet të ndahen, kjo tokë ishte e vështirë për t’u kontrolluar, duke u bërë strehë për banditët. Madje edhe sot është hapësirë e pabanuar.

Me pikënisje në Anglinë mesjetare, Toka e Askujt më vonë u adaptua si term për të përshkruar territoret kufitare që ende nuk janë nën kontrollin e Qeverisë amerikane. Kjo vazhdoi edhe në vitet 1930. Toka e Askujt në Illinois, 20 kilometra nga Çikago, ishte famëkeqe. Si vend pa ligj, njihej si “vend i makinave të fatit, vend i mëkatit të bastoreve ku studentët e kolegjit shthureshin me birrë, pije alkoolike dhe fishekzjarre”. Një zjarr shkatërrues shpërtheu në vitin 1932. Departamentet fqinje të zjarrfikësëve refuzuan të ofrojnë asistencë, pasi Toka e Askujt ishte përtej juridiksionit të tyre. Enklava kurrë nuk e ka marrë veten nga zjarri. Më vonë, fshati i afërt Vilmet e “aneksoi” më 1942 duke i dhënë fund kufirit të paligjshëm.

Tokat e Askujt janë produkt i luftës, konfliktit, dështimit diplomatik dhe mosmarrëveshjeve të sovranitetit. Ato përfaqësojnë disa nga sfidat më të vështira gjeopolitike në botën bashkëkohore. Zona “Bafer” e Qipros, e administruar nga OKB-ja, p.sh. e ka ndarë ishullin për gati 50 vjet. Ndërkaq, territori i shkret Bir Tauil është padyshim hapësira e fundit e lënë në Tokë. E gjetur mes Egjiptit dhe Sudanit, toka refuzohet nga të dy fqinjët. Më vonë, toka do të bëhet skenë e pretendimeve “fantastike”. P.sh. Jeremia Heaton, një farmer nga Virgjinia, e pretendon territorin për vajzën e saj dhe e quan Mbretëria e Sudanit Verior.

Një enklavë e ngjashme për të cilën nuk ka kishte pretendime dhe që ishte e paadministruar për 350 vjet, gjendet mes Skocisë dhe Anglisë. E quajtur “Toka e Diskutueshme”, ajo përdorej plaçkitësit ndërkufitar. Gjërat ndryshuan me Aktet e Bashkimit të shekullit XVIII.

Sot Tokat e Askujt vazhdojnë të jenë rezultat i luftës, konfliktit, kompromisit diplomatik dhe katastrofave mjedisore. Zona e përjashtimit prej 2600 kilometrave katrorë rreth reaktorit bërthamor të Çernobilit, është një nga hapësirat më të mëdha në botë që duket se do të mbetet e tillë për 20,000 vitet e ardhshme – derisa rrezatimi mund të ketë rënë në nivele të sigurta për jetesën e njeriut. /Telegrafi/