LAJMI I FUNDIT:

E kaltra për dhomën e gjumit, e kuqja në kuzhinë: Cilat ngjyra u përshtaten më së miri mureve të dhomave

E kaltra për dhomën e gjumit, e kuqja në kuzhinë: Cilat ngjyra u përshtaten më së miri mureve të dhomave

Ngjyrat e mureve ndikojnë në gjumin tuaj, humorin, urinë dhe bukurinë! Ja si të zgjidhni ngjyrat më të mira për të gjitha hapësirat e banesës…

Para se të kërkoni ndihmën profesionale, lexoni diçka se çfarë mendon shkenca rreth ngjyrave për mure, më saktësisht psikologia Sally Augustin.


Ajo merret me disiplinën shkencore e cila shpjegon se si ndikon tek njerëzit ambienti në të cilin qëndrojmë. Përkatësisht, studion se si ngjyrat në shtëpi ndikojnë në humorin tonë, transmeton Telegrafi.

1. Dhoma e gjumit “e do” të kaltrën

Të kaltrën përgjithësisht e lidhim me qetësinë dhe pushimin, me siguri për shkak të asociacioneve evolutive ndaj nuancave të qiellit dhe ujit.

Studimet vërtet kanë treguar se si njerëzit më mirë pushojnë në dhomat e ngjyrosura me të kaltrën. Për efekt më të mirë zgjidhni nuancat e buta dhe jo tepër të errëta. Patjetër shmangni – vjollcën.

2. Për dhomën e punës provoni ngjyrën sherbele

E gjelbra nxit të menduarit, ndërkaq truri më së miri do të punojë i rrethuar me tone të gjelbra. Arsyeja për këtë është që rikujton natyrën në të cilën gjithmonë më së lehti është të kthjellen mendimet.

Siç është rasti edhe me të kaltrën, zgjidhni nuancat më pak intensive – sherbela është zgjedhje ideale.

3. E kuqja dhe e kaltra kobalt janë për kuzhinë

Ngjyrosja e mureve në kuzhinë është paksa e ndërlikur. Shumica e disenjatorëve do të ofrojnë ndonjë zgjidhje të kuqe apo të portokalltë dhe kjo është në rregull, nëse nuk ju pengon që ato nuanca zgjojnë apetitin. Për efekt të kundërt zgjidhni të kaltrën kobalt.

Sidoqoftë, në kuzhinë nuancat më intensive janë të dëshirueshme. Dhe merret parasysh madje edhe kombinimi i së kaltrës dhe i së kuqes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Kërshëri
Kalo në kategori