LAJMI I FUNDIT:

E habitshme: Festë dhjetëditore, shumica e japonezëve jo të kënaqur me pushimet e gjata!

E habitshme: Festë dhjetëditore, shumica e japonezëve jo të kënaqur me pushimet e gjata!

Për abdikimin e perandorit më 30 prill, punëtorët japonezë do të gëzojnë një festë të pashembullt 10-ditore, si shenjë e një dite të veçantë të kombinuar me “Javën e Artë” tradicionale në maj.

Por, së paku sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, jo të gjithë janë duke i hapur shishet e shampanjës në Japoninë, në të cilën jetojnë njerëzit e njohur si shumë punëtorë.


“Të jem i sinqertë, nuk di se si ta kalojmë kohën kur na jepen papritur 10 ditë pushim”, ka thënë punonjësi financiar 31-vjeçar Seishu Sato.

“Nëse doni të udhëtoni, do të jetë e mbushur me njerëz kudo dhe shpenzimet e udhëtimit janë rritur … Mund të përfundoj duke qëndruar në shtëpinë e prindërve”, ka thënë ai.

Madje, një sondazh i së përditshmes Asahi Shimbun ka treguar se 45 për qind e japonezëve “ndjehen të pakënaqur” për pushimet e gjata, me vetëm 35 për qind që thanë se “ndjeheshin të lumtur”.

“Unë nuk do të jem në gjendje të marr ditë pushimi, përkundrazi, do të jemi shumë të zënë”, ka thënë Takeru Jo, një punëtore 46-vjeçare në një piceri.

Megjithatë, shumë presin që Tokio dhe qytete të tjera të mëdha të zbrazen ndërsa japonezët shfrytëzojnë mundësinë e rrallë për një udhëtim jashtë shtetit.

“Shumica e turneve tona për periudhën e pushimeve ishin shitur vitin e kaluar”, tha Hideki Wakamatsu, një zëdhënës i Agjencisë së Udhëtimit Nippon, duke shtuar se shumë të tjerë ishin në listën e pritjes. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Fun
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori