LAJMI I FUNDIT:

E goditi me thikë në gjoks e në pjesë të tjera të trupit viktimën, paraburgim për të dyshuarin në Prizren

E goditi me thikë në gjoks e në pjesë të tjera të trupit viktimën, paraburgim për të dyshuarin në Prizren
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 07.09.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 07.10.2023, ndaj të pandehurit R.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.

I njëjti dyshohet se më 7 shtator në afërsi të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ka goditur me thikë në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit një person.


“Më datë 07 shtator 2023, rreth orës 01:15n, në afërsi të Shkollës Fillore Mesme të Ulët, saktësisht në rrugë kryesore, me dashje fillon kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit M.B., të cilën nuk e përfundon, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke lëvizur me veturën e tij, i shoqëruar me shokët e tij – dëshmitarët për një moment i pandehuri R.Xh., i del në rrugë dhe i afrohet veturës nga ana e djathtë nga pasagjeri duke iu drejtuar me fjalët “çka po këqyrni” dhe më pas kalon në pjesën e majtë dhe afrohet te drejtuesi i veturës me të cilin pasi ndërron disa fjalë derisa i dëmtuari ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pa mbrojtur, i pandehuri e nxjerr thikën dhe me të njëjtën e godet dy herë në pjesën e gjoksit, në ato momente dalin nga vetura dëshmitarët për ta larguar të njëjtin, me ç’ rast nga vetura del edhe i dëmtuari, të cilin i pandehuri R.Xh., vazhdon ta godet me thikë në pjesë të ndryshme vitale të trupit dhe më pas largohet, përderisa i dëmtuari si rezultat i plagëve të marra në pjesë vitale të trupit duke përfshirë edhe mushkëritë, përfundon në trajtim në repartin kirurgjik në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, thuhet në komunikatën për media.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje i pandehuri, i dëmtuari (i cili është në trajtim intensiv dhe rrezik për jetë), dhe dëshmitarët okularë që ishin në momentin kritik në vendin e ngjarjes, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën  e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojë në dëshmitarë apo tek të dëmtuarit andaj është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm.

“Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, duke marrë parasysh që i njëjti me dashje ka ndërmarrë veprime në kryerje të veprës penale të vrasjes e cila ka ngelur në  tentativë, ashtu që pasi e godet të dëmtuarin gjatë kohës sa ishte ulur në veturë, duke mos u mjaftuar dhe me qëllim të përfundimit të veprës së menduar sapo i dëmtuari del nga vetura disa herë e godet në pjesë të ndryshme vitale të trupit duke i rrezikuar jetën, këto veprime të të pandehurit tregojnë personalitetin dhe këmbëngulësin e tij në kryerje të veprës penale, të gjitha këto shtojnë dyshimin se me lënien e të pandehurit R.Xh., në liri i njëjti mund të përsëris veprën penale, kjo duke u bazuar në faktin se i njëjti edhe më herët ishte kryerës i veprave penale kundër jetës dhe trupit”.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin R.Xh., në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori