LAJMI I FUNDIT:

E fshehta pas dukjes së mrekullueshme të Jennifer Aniston, aktorja ndjek katër rregulla çdo ditë

E fshehta pas dukjes së mrekullueshme të Jennifer Aniston, aktorja ndjek katër rregulla çdo ditë
(Foto: Instagram/jenniferaniston)

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën çdo ditë për të qëndruar në formë.

Pasi u shfaq në ballinën e revistës CR Fashion Book, botimi ku pozon e veshur vetëm me një xhaketë të zezë, tërhoqi shumë vëmendje.


Aktorja ka treguar se çfarë bën çdo ditë për ta ruajtur pamjen e saj duke thënë se ndjek katër rregulla.

“Unë pi shumë ujë, ushtroj çdo ditë, përpiqem të ha ushqim të plotë, të freskët dhe të fle sa më shumë”, ka rrëfyer 54-vjeçarja, duke u shprehur se sfida e saj më e madhe është kohëzgjatja e gjumit.

Përveç kësaj, Aniston thotë se është e kujdesshme se çfarë bën në përditshmëri dhe çfarë përmbajtje mediatike konsumon. Ndaj nuk e tepron me shikimin e lajmeve.

Edicion sfidues i modës nga Jennifer Aniston
Lexo po ashtu Edicion sfidues i modës nga Jennifer Aniston

“Bota jonë po kalon vërtet disa sfida dhe e di që ne të gjithë kujdesemi shumë, por ndonjëherë mendoj se është e domosdoshme që ta ndalim zhurmën”, ka shtuar ajo.

Kur bëhet fjalë për ushtrimet, Jennifer tregon se përdor të ashtuquajturën metodë Pvolve, e cila me ndihmën e shkencës, përcakton dhe kombinon aftësinë funksionale me përpjekje të ulëta dhe pajisje të bazuara në rezistencë.

“I inkurajoj njerëzit ta provojnë dhe të shohin vetë. Pavarësisht nga niveli juaj i fitnesit, është një stërvitje ku mund të filloni vërtet aty ku jeni. Stërvitjet janë më pak stresuese”, ka thënë Aniston. /Telegrafi/