LAJMI I FUNDIT:

E dyshuara nga rasti „TNT“ në dëgjim në Gjykatën Penale

E dyshuara nga rasti „TNT“ në dëgjim në Gjykatën Penale

E dyshuara kryesore në rastin “TNT”, inspektorja e ndërtimit nga Gazi Baba, gjendet në dëgjim në Gjykatën Penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rastin “TNT” e hapi Prokuroria Speciale Publike dhe ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Cosmoc” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për ardhmëri evropiane, Fijat Canoski.


Për katër të dyshuarit, Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar nga Gjykata Penale e Shkupit të shqiptojë masë për sigurim të pranisë gjatë procedimit.

Tre të tjerët nga të dyshuarit, ish kryetari i Qeverisë, Gruevski dhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Janikieski, si dhe kryetari aktual i Komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski janë falur me vendim të presidentit Ivanov./Telegrafi/