LAJMI I FUNDIT:

A e dini se “karantina” u shpik 600 vjet më parë në Venecia?

A e dini se “karantina” u shpik 600 vjet më parë në Venecia?

Fjala ‘karantinë’ nuk ka qenë kurrë më parë në vetëdijen tonë më shumë e pranishme se sa në këto javë dhe muaj, derisa vendet në të gjithë botën vendosin rregulla të vetë-izolimit për njerëzit që vijnë nga jashtë.

Por fjala ‘karantinë’ daton gjashtëqind vjet më parë në Itali kur venecianët po përballeshin me një sëmundje tjetër shkatërruese – murtaja bubonike.


Në vitet 1400, anijet, mallrat dhe ekuipazhet e tyre që mbërrinin nga lindja u kërkua të izoloheshin përpara se të vazhdonin udhëtimin e tyre në kontinent, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për të mbrojtur qytetarët nga valët e hershme të sëmundjes, autoritetet krijuan një sistem izolimi në dy ishuj në lagunën e tij.

Ishujt e Karantinës

Ishujt u quajtën “Lazaret”, një emër i huazuar nga ishulli i parë i këtyre ishujve, Shën Mëria e Nazaretit.

Vetëm disa kilometra në veri-lindje të qytetit, i vendosur strategjikisht në hyrjen e lagunës, një Lazaret i dytë u themelua me dekret në vitin 1648 i quajtur “Lazzaretto Novo” ose Lazaret i ri.

“Ndërsa të sëmurët shkonin në Lazaretin e vjetër, të shëndetshmit u vendosën në Lazaretin e ri për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, pasi nuk kishte asnjë trajtim mjekësor të mundshëm”, shpjegon Gerolamo Fazzini, presidenti i Archeoclub të Venecias.

“Murtaja erdhi në Venecia kryesisht nga deti dhe nga anijet, secila anije ishte një bombë e mundshme bakteriologjike, në bordin e atyre anijeve ishin minjtë e zinj që vinin nga Afrika ose Lindja, duke sjellë parazitët dhe duke transmetuar sëmundjen te burrat përmes bakterit Yersinia Pestis dhe shkaktonin infeksion të murtajës”, thotë Fazzini.

Pasagjerët, ekuipazhet dhe ngarkesat e tyre do të kalonin 40 ditë në ‘quarantena’ veneciane, që përkthehet saktësisht në 40 ditë.

Kjo ishte afërsisht periudha kohore që besohet të jetë e nevojshme për të shmangur ngjitjen.

Periudha e karantinës mund të ndryshojë, ashtu si edhe sot ndërsa vendet në të gjithë botën miratojnë periudha të ndryshme karantine për të parandaluar përhapjen e COVID-19. /Telegrafi/