LAJMI I FUNDIT:

A e dini se fluturimi me aeroplan sot zgjat më shumë se sa 50 vite më parë, në të njëjtën distancë (Video)

A e dini se fluturimi me aeroplan sot zgjat më shumë se sa 50 vite më parë, në të njëjtën distancë (Video)

Aeroplanët fluturojnë më ngadalë sot se sa në të kaluarën, duke bërë që për një kohë më të gjatë ju të mbërrini në destinacionin tuaj.

Për shembull, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një fluturim non-stop nga New York City në Houston, Texas merr rreth 3 orë dhe 50 minuta.


Ndërkaq në vitin 1973, i njëjti fluturim do të merrte 2 orë dhe 37 minuta.

Pra, pse pilotëve u merr më shumë kohë për të fluturuar në të njëjtën distancë?

Përgjigja e thjeshtë është: karburanti.

Kompanitë ajrore janë në gjendje për të kursyer miliona dollarë gjatë një viti, vetëm duke fluturuar më ngadalë.

Nga viti 2002 deri në vitin 2012, çmimi i karburantit u rrit nga rreth 0.7 dollarë për gallon në mbi 3 dollarë.

Një raport i Associated Press i vitit 2008 kishte thënë se kompania “JetBlue” kishte kursyer rreth 13.6 milionë dollarë në vit duke shtuar vetëm dy minuta për secilin fluturim.

Shpenzimet e karburantit gjithashtu janë faktorë pse linjat ajrore janë duke tentuar që aeroplanët të tyre t’i bëjnë sa më të lehtë. Kjo përfshin ndryshimet tek vet aeroplanët si dhe tarifat për bagazh të rëndë.

Fluturimet gjithashtu zgjasin më shumë edhe për shkak të praktikimit të “block padding”, ku kompanitë ajrore shtojnë disa minuta nga koha e pritur e arritjes, në mënyrë që të duken sa më të saktë.

Pra mos u mashtroni kur linjat ajrore thonë se ju jeni duke arritur përpara kohës. Ata e kanë planifikuar këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Krijimi i Tokës... në 90 sekonda?! (Video)

Krijimi i Tokës... në 90 sekonda?! (Video)

Fun
Çfarë ka parashikuar Baba Vanga për vitin 2023?

Çfarë ka parashikuar Baba Vanga për vitin 2023?

Interesante
Kalo në kategori