LAJMI I FUNDIT:

A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?
dreamstime

Kjo shenjë e trafikut në kryqëzim paralajmëron një rregull të rëndësishëm

Shumë prej nesh e mbajnë mend dobët auto-shkollën – si dhe maturën, udhëtimin e maturës dhe një kohë kur nuk na duhej të mendonim për koston e jetesës.

Pjesa më e madhe e lëndës së mësuar vihet në praktikë çdo ditë: drejtimi i një makine, motori, kamioni… Dhe ndoshta kemi harruar diçka.


Prandaj ju pyesim – a e dini kuptimin e kësaj shenje të komunikacionit? Është një shenjë e rrallë në rrugë, por ende mund të haset.

Është një shenjë në formën e një trekëndëshi me kufi të kuq, që shënon kryqëzimin e rrugëve të së njëjtës rëndësi. Kjo shenjë paralajmëron se jeni në një kryqëzim ku zbatohet rregulli i anës së djathtë, pra duhet të lejoni makinat që vijnë nga e djathta.

Pra, kur të shihni këtë shenjë, bëni kujdes, transmeton Telegrafi.

Rregulli i krahut të djathtë thotë se një shofer në një kryqëzim rrugësh me rëndësi të njëjtë, ose kur takohet me një mjet tjetër, është i detyruar t’i japë përparësi një mjeti që i afrohet nga e djathta.

Ekziston edhe një rregull sipas të cilit një shofer që kthehet majtas është i detyruar të lërë një mjet që vjen nga drejtimi i kundërt, i cili vazhdon drejt ose kthehet djathtas – përveç nëse rregullohet ndryshe me shenjë të komunikacionit.

Natyrisht, si çdo rregull, edhe ky ka përjashtime. Njëra prej tyre është takimi me një mjet që lëviz në shina – në këtë rast, shoferi është i detyruar t’i japë gjithmonë përparësi një mjeti të tillë, pavarësisht nga drejtimi nga vjen, përveç nëse në një shenjë përcaktohet ndryshe. /Telegrafi/