LAJMI I FUNDIT:

A e dini se çfarë lloj druri është ai që mban tavanin e Qabesë në Mekë?

A e dini se çfarë lloj druri është ai që mban tavanin e Qabesë në Mekë?

Kulmi gjegjësishst tavani i Qabesë mbahet nga 49 copë dru “teak” të sjellë nga Burma dhe të përpunuara në Jeddah. Ata janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në muret e Qabes.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky lloj druri është i njohur për qëndrueshmërinë e tij.


Po sipas medieve të huaja, ky lloj druri rritet në pyjet tropikale në Azinë Juglindore dhe mund të arrijnë deri në 45 metra. Ky lloj druri përdoret kryesisht në ndërtimin e anijeve dhe në industrinë e kualitetit të lartë.

Qabja thuhet se ka kaluar në shumë faza të ndërtimit gjatë gjithë historisë. Gjithashtu thuhet se edhe profeti Muhamed ka marrë pjesë në ndërtimin e Qabes.

Qabja e Shenjtë gjithashtu theksohet se ka kaluar edhe nëpër situata të ndryshme, që nga përfshimi i saj nga zjarri deri tek përmbytjet nga uji, disa herë, prandaj ka pasur nevojë për tu rindërtuar në faza të ndryshme të ekzistimit.

Gjatë sundimit saudit gjithashtu thuhet se janë bërë shumë ndryshime dhe restaurime të Qabes. /Telegrafi/

q2

q3

q4