LAJMI I FUNDIT:

A e dini sa vjeç është Kim Jong-un?

A e dini sa vjeç është Kim Jong-un?

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un besohet se i ka mbushur 40 vjeç këtë javë, megjithatë nuk ka pasur zëra për ditëlindjen e tij në mediet shtetërore.

Ditëlindja e tij besohet të jetë më 8 janar, megjithëse regjimi i tij sekret nuk e ka konfirmuar kurrë datën, transmeton Telegrafi.


Qeveria amerikane thotë Kim Jong-un u lind në vitin 1984, duke mbushur kështu 40 vjet këtë vit.

Datat e lindjes së babait dhe gjyshit të Jong-un, shënohen si festa kombëtare në shtetin autoritar.

Megjithatë data e supozuar e lindjes së udhëheqësit të tanishëm veri-korean ka kaluar gjithmonë në heshtje pa u përmendur në media ose në kalendarët e vendit.

Më së afërti, u konfirmua në janar të vitit 2020, kur autoritetet në Kore të Veriut thanë se Kim Jong-un kishte marrë urime për ditëlindjen e tij nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, megjithëse nuk përmenden datën e saktë. /Telegrafi/