LAJMI I FUNDIT:

A e dini pse nuk preferohet të pini kafe në aeroplan

A e dini pse nuk preferohet të pini kafe në aeroplan
(Foto: Pexels)

Ka të ngjarë ta keni pirë kafen që jua ka ofruar stjuardesa gjatë fluturimit. Megjithatë, ka arsye mjaft të mira pse nuk duhet ta bëni gjithsesi.

Anëtari i ekuipazhit të kabinës, i njohur në internet vetëm si Kevin, shpesh përdor TikTokun e tij për të zbuluar se si funksionon industria e linjave ajrore.


Ekspertët zbërthejnë dilemën: A duhet pirë kafja me një gotë ujë?
Lexo po ashtu Ekspertët zbërthejnë dilemën: A duhet pirë kafja me një gotë ujë?

Në një postim të fundit, ai ofroi mendimet e tij për një temë të fundit në Reddit rreth kafesë gjatë fluturimit – transmeton HuffPost.

Një koment në këtë temë, nga një person që pretendonte se ishte pilot, ishte se kafeja nuk duhet pirë kurrë në avion, pasi rezervuari i ujit pastrohet rrallë. Kevin e mbështeti këtë, duke shtuar një arsye edhe më të neveritshme.

“Fakti që rezervuarët e ujit pastrohen rrallë duhet të jetë shqetësimi juaj më i vogël. Gjithmonë kam qenë i shqetësuar për mënyrën sesi stjuardesat duhet t’i pastrojnë enët për kafe. Për çfarëdo arsye, ne nuk duhet t’i zbrazim enët e kafesë në kanalizim, duhet t’i zbrazim në guacën e tualetit. Kur merrni një enë për kafe dhe e zbrazni në tualet që të mos bëni një rrëmujë të madhe, duhet të afroheni pak më afër guacës. Unë imagjinoj se ka disa lloj grimcash, bakteresh, çfarëdo që shkon përsëri në enën e kafesë dhe kthehet përsëri te aparati i kafesë”, është shprehur ai.

Tri gabime dietike që ju bëjnë të shtoni edhe më shumë peshë
Lexo po ashtu Tri gabime dietike që ju bëjnë të shtoni edhe më shumë peshë

Sidoqoftë, kjo çështje nuk është e rëndësishme për ju nëse jeni një udhëtar i mrekullueshëm i klasit të parë ku zakonisht ka një aparat të dedikuar kafeje. /Telegrafi/

@ichbinvin

#flightattendant #travel #airline

♬ original sound – keVin

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori