Ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju thotë dikush që keni folur teksa keni qenë në gjumi, ose keni dëgjuar dikë të bëjë të njëjtën gjë?
Të paktën një herë në jetë na kanë thënë të gjithëve se një natë më parë kemi folur në gjumë. Sa e sikltshme mund të jetë të thuash gjëra për të cilat ti nuk je i ndërgjegjshëm dhe të tjerët të dëgjojnë.
Pyetja e parë është: “Çfarë thashë?!”
Pastaj kalojmë tek dilema e dytë; pse flasim gjatë gjumit?!
E folura në gjumë, njihet ndryshme me termin “somniloquy” mund të ndodhë gjatë kohës që jemi në tranzicion mes dy fazave nga gjysmë zgjuar në gjumë të plotë.
Gjatë kohës që ne flemë, ndërpritemi nga “ndërhyrja e gjumit” dhe kjo na lejon të flasim, por të mos jemi koshientë për çfarë.
Një dukuri e tillë është shumë e përhapur tek të vegjlit, por që studimet kanë treguar që zbehet me kalimin e kohës. Nëse tek të rriturit, e folura gjatë gjumit bëhet kronike, atëherë kemi të bëjmë me çrregullim të gjumit që vjen si rezultat i stresit apo faktorëve të tjerë.
Po çfarë themi kur flasim gjatë gjumit?
Njerëzit flasin për gjëra nga më të ndryshmet në gjumë. Disa e bëjnë bisedën të duket si bashkëbisedim me persona të padukshëm, kurse të tjerë betohen. Ka nga ata që thonë gjëra krejt të pakuptimta. E folura gjatë gjumit të lehtë është më e thjeshtë për t’u kuptuar krahasuar me gjumin e thellë.
Në cilat raste rekomandohet një takim tek mjeku?
Nëse fëmija juaj e shoqëron të folurën gjatë natës me djersitje, lëvizje që shprehin frikë apo pasthirrma, është i nevojshëm konsultimi.
Edhe nëse nuk është një ç’rregullim në regjimin e gjumit, mund të jetë një problem që lidhet me pjesën emocionale tuajën apo një eksperiencë të keqe që vjen nga e shkuara.
Profesor Jim Horn, ish-drejtor i Qendrës për Hulumtime të Gjumit në Universitetin Luborou, shpjegon se të folurit gjatë gjumit paraqitet gjatë “gjumit të lehtë”.
“Të folurit në gjumë nuk është i lidhur me ëndërrimin, por me gjumin e lehtë”, tha ai. Sipas tij, ankthi dhe stresi mund të përsëritin të folurit gjatë gjumit.
Por, a mund të pranosh tradhtinë në gjumë, të thuash të vërteta të cilat nuk i pranon me ndërgjegje të plotë e të zgjuar? Profesor Jim Horne, thotë që nuk duhet t’i stër-analizojmë ato që thuhen në gjumë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?

Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

CNN: Sulmi amerikan nuk shkatërroi objektet bërthamore iraniane

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj