LAJMI I FUNDIT:

A e dini ç’është ‘Phubbing’-u?

A e dini ç’është ‘Phubbing’-u?

Ç’është ai ‘Phubbing’? I dini ato situata kur jeni në takim, ndërkaq personi me të cilin kryesisht jeni bashkë nuk bisedon me ju, sepse shikon në telefonin e tij.

Shkurt, kjo është kur dikush i jep përparësi celularit të vet, jo partnerit të vet.


Nocioni është formuar nga dy fjalë angleze – phone dhe snubbing (injorimi).

Të gjithë e njohim së paku një person i cili vepron kështu, mirëpo nëse nuk e njihni bash asnjë, shanset janë të mëdha që ju jeni ai person.

Sipas të dhënave të Universitetit Baylor, pubingu është vrasësi i lidhjeve, ndërkaq në hulumtimin në të cilin kanë qenë të përfshirë 143 persona, së paku 70 për qind kanë thënë që telefoni i partnerit i ka penguar marrëdhëniet e tyre.

Është konstatuar që pubingu nuk ka vetëm ndikim negativ në kënaqësinë me lidhjen, por në gjendjen e përgjithshme të individit, transmeton Telegrafi.

“Çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme është e tashmja,” tha James Roberts, autori i librit “A jeni i varur nga telefoni juaj?”.

Kur një partner kontrollon vazhdimisht telefonin e tij, ky është një mesazh i nënkuptuar që ai e sheh telefonin (ose atë që është në të) më interesante se ju.

Nëse ndjeheni të frustruar nga prania e telefonit në marrëdhënien tuaj, flisni me partnerin tuaj. Thekso përfitimet e të qenurit më të lidhur së bashku dhe mos i dikto partnerit çfarë duhet të bëjë ai dhe çfarë jo.

Provo diçka të tillë si: “Është e adhurueshme të flas me ty, por kur je duke kontrolluar telefonin në mënyrë të vazhdueshme është e vështirë të realizojmë një bisedë fantastike të dy. /Telegrafi/