E diel me vranësira, reshje shiu dhe temperatura deri në 17°C

Të dielën pritet mot kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë 15–17°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga juglindja.
Sipas kushteve agrometeorologjike, reshjet e herëpashershme dhe temperaturat e favorshme do të ndihmojnë zhvillimin e kulturave pranverore, por rritja e lagështisë mund të krijojë rrezik për sëmundje kërpudhore në disa kultura bujqësore.
Cilësia e ajrit parashikohet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare, falë qarkullimit të masave ajrore dhe erërave të lehta.
Ndërkohë, indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë. Rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00./Telegrafi/















































