LAJMI I FUNDIT:

E dhimbshme: Kriza e urisë në Jemen, familjet martojnë vajzat 3-vjeçare për ushqim

E dhimbshme: Kriza e urisë në Jemen, familjet martojnë vajzat 3-vjeçare për ushqim

Disa vajza në Jemen, vetëm 3 vjeçe u martuan për ushqim nga familjet e tyre.

Oxfam tregon se familjet në këtë vend të prekur nga lufta nuk shohin asnjë mundësi tjetër përveçse të shesin fëmijët e tyre ose t’i martojnë vajzat në këmbim të disa parave.


Me konfliktin e përgjakshëm në Jemen, prindërit e dëshpëruar mendojnë se kjo është mënyra e vetme për të lënë të afërmit e tjerë të mbijetojnë nga uria dhe shkatërrimi.

Të afërmit planifikojnë të përdorin paratë, të paguara për nuset 3-vjeçare për të blerë ushqim dhe strehim.

“Ata mendojnë se kjo është mënyra e vetme për të mbetur gjallë”, tha drejtori i Oxfam për Jemenin, Muhsin Siddiquey. “Ata mund të sjellin prikë, dhe kjo mund të mbrojë të gjithë familjen dhe anëtarët e tjerë”.

“Në përgjithësi janë 10 milionë njerëz në prag të zisë së bukës në Jemen”, tha ai, duke shtuar se katër vitet e luftës ndezën gjithashtu “krizën më të keqe të kolerës në shekullin e fundit”.

“Nëse asistenca humanitare nuk ofrohet në kohën e duhur dhe furnizimi me ushqim bëhet jofunksional edhe për një ditë … do të ketë situata shumë më katastrofike”, theksoi Siddiquey, përcjell gsh.

Konflikti në Jemen, i përkeqësuar nga ndërhyrja e Arabisë Saudite në vitin 2015, ka futur në krizë një numër të madh të popullsisë civile, me 400,000 fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja “kërcënuese për jetën”, sipas shifrave të OKB.

Strehimi gjithashtu mbetet një problem akut pasi shumë nga shtëpitë janë shkatërruar nga sulmet ajrore vdekjeprurëse.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori