E dërgoi për riparim Mercedesin e trashëguar nga babai, amerikanes i zhduket – pas tre viteve e gjen në një fushë të gjelbëruar
Kathy Lofton nga Memphis, SHBA, përjetoi makthin e çdo pronari të veturës klasike.
Pasi mori Mercedes-Benzin 190E të babait të saj që e dërgoi për riparim në vitin 2021, vetura u zhduk pa ndonjë gjurmë, transmeton Telegrafi.
Por çuditërisht e njëjta veturë u gjet tre vjet më vonë, kurse Kathy trashëgoi veturën e dashur të babait dhe donte ta ruante si kujtim.
Bëhej fjalë për një defekt në sistemin e ndezjes, që babai i saj dinte ta rregullonte.
Megjithatë ajo vendosi ta dërgojë për riparim tek një automekanik, duke shpresuar se do ta zgjidhë shpejtë problemin.
Pagoi përpara 1,500 dollarë dhe priste që vetura të jetë gati për disa ditë.
Por kaluan muaj, kurse Kathy nuk mori kurrfarë informacioni sesi po avancon puna në rregullimin e veturës.
Tentoi të kontaktojë me telefon me automekanikun, por askush nuk lajmërohej – kështu shkoi në punëtori, e pronari gjende arsyetime të ndryshme.
“Më thoshte se kam vetëm disa punëtorë dhe se pjesët po i arrijnë me vonesë për shkak të pandemisë së coronavirusit”, tha ajo.
Situata u komplikua akoma më shumë kur pronari i punëtorisë shiti kompaninë e tij.
Menaxhmenti i ri nuk kishte informacione për veturën e saj, e hapësira u boshatis, kurse asnjë gjurmë nga Mercedesi i saj.
Duke u ndjerë e pafuqishme, Kathy iu drejtuar medias lokale WREG News Channel 3, që vendosi ta hulumtojë rastin.
Pronari i punëtorisë u tha gazetarëve se Mercedesi i është kthyer Kathy, e të njëjtën gjë ua tha gazetarëve edhe gruaja e tij.
Pas kësaj gazetarët janë kontaktuar nga avokati i pronarit të punëtorisë, që pretendonte se vetura është dërguar në punëtorinë tjetër dhe se Kathy nuk kishte shkuar për ta marrë.
Duke përdorur dronët, gazetarët kanë arritur të lokalizojnë veturën në punëtorinë tjetër. Ishte i parkuar në një fushë. E pas bisedës me pronarët e rinj, Kathyt më në fund i është kthyer Mercedesi.
Edhe pse vetura ishte në gjendje të mjerueshme, ishte falënderuese që është gjetur. Tani ajo po tenton t’i rikthej 1,500 dollarët që i kishte dhënë për riparim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFord zbulon Mustang GTD më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë
Shikoni sesa te sigurta janë veturat Volvo
Robotaksi Tesla: Fotot e para ngacmuese të veturës elektrike autonome
Publikohen imazhe të Atlasit të ri nga Volkswagen
Dështon modeli elektrik i Fiat - përfundon prodhimi
Publikohet videoja promovuese Ford Ranger Hybrid 2024 përpara debutimit më 19 shtator
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo