LAJMI I FUNDIT:

E dërgoi për riparim, anglezi mbeti i hutuar pasi automjeti iu kthye me 3,218 kilometra më shumë

E dërgoi për riparim, anglezi mbeti i hutuar pasi automjeti iu kthye me 3,218 kilometra më shumë

Menaxheri i një kompanie ka mbetur i nervozuar kur kamionçina e tij u kthye nga riparimi me 3,218 kilometra më shumë dhe dëmtime tjera me vlerë qindra euro.

Nissan Navara e Phil Chatburn kishte bërë një udhëtim gjatë një qëndrimi të pa pritur prej 5 muajve në një garazh riparimesh, përcjell Telegrafi.


Kur babai i dy fëmijëve më në fund e mori makinën muajin e kaluar ai i kishte parë disa gërvishtje dhe dëmtime dhe kishte dëgjuar disa zhurma kërcitjeje që vinin nga rrotat e përparme, raporton Daily Mail.

Phil Catchburn, pronari i veturës Nissan Navara

Ai kishte telefonuar RAC, të cilët i panë se disqet dhe pedalet e frenave ishin dëmtuar shumë keq sa që ata menjëherë e kishin marrë përsëri në garazh.

Për ta bërë këtë çështje edhe më keq, 52 vjeçari Chatburn, iu dërgua një faturë në vlerë prej afro 1,300 eurove për të mbuluar kostot e riparimeve shtesë – për të cilat ai thotë se nuk është fajtor.

Ai deklaroi: “Mund të vozitja deri në Edinburgh dhe të kthehem përsëri katër herë për ta arritur atë kilometrazh”.

Bristol Street Motors, vendi ku vetura ishte dërguar për riparim në muajin prill

Ai shtoi tutje: “Ata thanë se ishin duke testuar veturën, por si mundesh që të arrish atë kilometrazh? Kjo nuk ka kuptim”. /Telegrafi/