Një person nga fshati Llapushnik i Drenasit ka njoftuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, e ka mashtruar duke blerë një makinë për nivelim në vlerë 1100 (njëmijë e njëqind) euro dhe të njëjtën ende pa e paguar e ka shitur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/