LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e makinave elektrike mund të varet nga “minierat në fund të detit”

E ardhmja e makinave elektrike mund të varet nga “minierat në fund të detit”

E ardhmja e makinave elektrike mund të varet nga metalet me rëndësi kritike që gjenden poshtë oqeaneve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është pikëpamja e inxhinierit që drejton një hulumtim të madh evropian për burime të reja të elementeve kryesore.


Siç bëhet e ditur tutje, kërkesa është në rritje për kobaltin – një përbërës thelbësor në bateritë dhe i bollshëm në fundin e detit.

Laurens de Jonge, i cili po drejton projektin e BE-së, thotë se kalimi në makina elektrike do të thotë “ne kemi nevojë për ato burime”.

Ai po fliste gjatë një grupi të eksperimenteve nënujore, të dizajnuar për të vlerësuar ndikimin e nxjerrjes së shkëmbinjve nga fundi i oqeanit.

Në ujërat e qeta 15 kilometra larg bregdetit të Malagës në Spanjën e Jugut, një makinë e minierave prototip u ul në shtratin e detit dhe ‘drejtohej’ nga telekomanda. /Telegrafi/