Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës, kanë organizuar konferencën “E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë” e cila ka adresuar temat të cilat ndikojnë në të ardhmen e energjisë së ripëtëritshme dhe zhvillimin e këtij sektori. Gjatë konferencës u diskutua për tarifat nxitëse, si një ndër stimujt kryesorë të investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.
Po ashtu, u shqyrtua edhe korniza ekzistuese rregullative për promovimin e projekteve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme në Kosovë, mënyrat e financimit të këtij sektori dhe se ku qëndron rëndësia e financimit të këtij sektori nga institucionet financiare në Kosovë.
Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubi të Prodhuesve u shpreh që një ndër sfidat më të mëdha të prodhuesve është mungesa vazhdueshme e furnizimit me energji elektrike, gjë e cila po ju shkakton bizneseve humbje të mëdha. Sipas Panxhës liberalizimi i tregut të energjisë duhet të shtyhet edhe për pak, pasi që shumë operator ekonomik nuk janë të gatshëm të përballen me këtë proces. Po ashtu ai theksoi se çmimi i tarifës nxitëse duhet te reflektoje çmimin e investimeve, në mënyrë që të mos dekurajohen investitorët potencial.
Ndërsa, Berat Rukiqi, kryetar i OEK-ut, ky i sodit po vazhdojnë të shtohen, ku gjatë këtyre viteve po shtohen diskutimet për burimet jokenvencionale të energjisë. Sipas tij, në prodhimin e energjisë duhen të merren parasysh tri elemente e që janë: siguria furnizimit apo stabiliteti, kostoja dhe ruajtja e ambientit. Ai theksoi që duhet të vazhdohet me tarifat nxitëse dhe kërkoi nga institucionet financiarë që të rrisin përkrahjen e investimeve në këtë sektorë.
Arbnor Kastrati nga Shoqata për Energji të Ripërtëritshme kërkoi nga institucionet qeveritare që të jenë më të përgjegjshme në deklaratat publike të tyre. Tutje ai shtoi se institucionet duhet t’i shohin bizneset si partner dhe bashkëpunëtor në përpilimin e strategjive të tyre.
Ndërkaq, përfaqësuesit e BERZH dhe IFC-së, Vlora Avdiu-Burani dhe Visar Perani, diskutuan për mënyrat e financimit të projekteve të cilat zhvillojnë sektorin e energjisë së gjelbër. Ku BERZHI vetëm gjatë vitit të kaluar ka investuar mbi 60 milion euro, ku 60% e këtyre fondeve janë investuar në energjinë e gjelbër. Ndërsa IFC si pjesë e Bankës Botërore, energjinë e ka prioritet e posaçërisht energjinë e ripërtëritshme.
Të pranishëm ishin përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, përfaqësues nga Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës, përfaqësues të biznesit si dhe përfaqësues nga institucionet financiare vendore dhe ato ndërkombëtare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj