Gjermania ka tërhequr nga pjesëmarrja në Eurovision për vitin 2016 një kandidat, pas kritikave se tekstet e këngëve të Xavier Naidoo janë antisemitike dhe homofobe.

Naidoo, këngëtar i njohur gjerman me prejardhje indiano-afrikane, ka shitur miliona albume në gjithë botën, por kënga si ajo e vitit 2012, “Wo Sind”, është kritikuar ashpër.


Një grup anti-racist ka dërguar ankesë, pasi që të enjten Naidoo u përzgjodh si përfaqësues i vendit në Stokholm. E transmetuesi publik gjerman, ARD, ka theksuar se një këngëtar i jashtëzakonshëm si Naidoo s’mund të jetë racist, transmeton koha.net.

“Ishte e qartë se nominimi i tij do të polarizonte opinionin, por u befasuam me përgjigjen negative. Eurovisioni është ngjarje argëtuese, ku muzika dhe mirëkuptimi mes evropianëve duhet të jetë në fokus. E diskutimi i vazhdueshëm rreth Naidoos mund të dëmtojë imazhin e garës”, thanë nga ARD-ja.

Gjermania tani pritet të vendosë se kush do ta zëvendësojë Naidoon.

Përndryshe, këngëtari i famshëm fillimisht ishte në cak të kritikave të gazetës më të madhe gjermane Bild, e cila solli në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij. E këngëtari ka shkruar në Facebook se ishte ARD-ja ajo e cila kishte kërkuar nga ai që të garojë.

Ai po ashtu tha se donte të përfaqësonte Gjermaninë, e cila ishte e hapur ndaj botës dhe tolerante ndaj mënyrës së jetës dhe feve.