Aktorja dhe aktualisht banore e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, ka bërë një deklaratë të fortë pak ditë më parë.

Ajo u shpreh se një personazh televiziv që del çdo mbrëmje në ekran e ka ngacmuar seksualisht.


Artistja shqiptare iu referua prezantuesit Saimir Kodra, për një ngjarje të ndodhur disa vite më parë.

Screenshot 24 13 Egla Ceno

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe moderatori i emisionit investigativ “STOP”, Saimir Kodra, i cili deklaratën e Eglës e quajti një skenar të shëmtuar.

Ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë Cenon, ndërsa i shpreh se e ka paditur penalisht për këtë deklaratë.

Screenshot 25 14 Egla Ceno (Foto: Instagram)

“Keni vënë re se aty zihen për flokësh, zihen me nënë e me babë. Pse më përmend mua babën që është jashtë. Ndërkohë që unë nuk jam as nëna e as baba e asnjërit. Nuk dua t’i përgjigjem asaj se e vetmja përgjigje kësaj aktoreje të dobët, të një skenari po kaq të dobët të ndërtuar në atë format, do i përgjigjet ajo dhe unë në Gjykatë", u shpreh ai.

Kodra theksoi: "Nga sot kjo deklaratë e saj është në gjykatën Penale. Ajo, si e ka ajo, Ceno duhet të sjellë prova materiale që të vërtetojë që, këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune të ofruar”. /Telegrafi/