LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të pandehurit D.K., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit deri më datën 01.11.2020, është vërtetuar.


D.K. po dyshohet nga ana e prokurorisë së gjatë periudhës se luftës 1998-1999, ka kryer veprën penale  “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Gjykata e Apelit vlerëson se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, për të cilën dyshohet, ka bazë ligjore për caktimin e kësaj mase.

“Kjo ngase ka arsye të forta për të besuar se me gjetjen e tij në liri, ai do të mund të ikë ose arratiset më qellim të shmangies se procedurës penale, të ndikoj në prova ose dëshmitarë, apo edhe të kryej ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/