Dyshoni se telefoni juaj po përgjohet? Ja se si të dalloni nëse jeni duke u ndjekur
Hakerët mund të zbulojnë gjithçka për jetën tuaj në një kohë të shkurtër, ata mund të përdorin GPS për të gjetur se ku jeni, ku blini, çfarë blini, ku lëvizni.
Të gjithë e kemi pyetur veten të paktën një herë nëse dikush po e dëgjon telefonin tonë? Me avancimin e teknologjisë, përgjimi dhe gjurmimi i pajisjeve është bërë shumë i lehtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për pajisjet inteligjente.
Hakerët mund të zbulojnë gjithçka për jetën tuaj në një kohë të shkurtër, ata mund të përdorin GPS për të gjetur se ku jeni, ku blini, çfarë blini, ku lëvizni, ata mund të mbledhin të dhëna të ndryshme për ju dhe t’i shesin në “errësirë” ose thjesht i përdorin për vjedhje identiteti.
Simptomat më të shpeshta
Readers Digest ka zbuluar disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë se dikush po ju ndjek.
Pajisja celulare ristartohet vetvetiu – Nëse telefoni juaj fillon të ristartohet vetë, kjo do të thotë se mund të jetë hakuar, domethënë, do të thotë që pajisja juaj ndoshta ka marrë “malware” dhe se ka rënë në konflikt me aplikacione të tjera.
Ngadalësimi drastik i pajisjes – Nëse telefoni juaj befas bëhet dukshëm më i ngadalshëm, humbet shpejtësinë dhe kapaciteti i baterisë zvogëlohet, kjo do të thotë se dikush mund të ketë “hakuar” sistemin tuaj.
Një nga treguesit është shfaqja e tingujve të çuditshëm – Nëse dëgjoni jehona, tinguj statikë ose klikim, mund të jetë një shenjë se dikush po prek pajisjen tuaj. Ekspertët pohojnë se kjo ndodh rrallë, sepse hakerët kanë gjetur mënyra të reja për të përgjuar dhe monitoruar, por duhet t’i kushtoni vëmendje cilësisë së zërit.
Pajisja merr shumë kohë për t’u fikur – Kjo është një dukuri shumë e zakonshme dhe nëse vëreni se telefoni juaj po fiket dukshëm më gjatë se zakonisht, mund të nënkuptojë se pajisja juaj po i dërgon të dhëna një pale të tretë përpara se të fiket plotësisht, duke zgjatur kështu procesin e mbylljes.
Mbinxehje e shpeshtë – Nëse pajisja juaj nxehet edhe pse nuk po bëni asgjë të veçantë me të, ky është një tregues shumë i zakonshëm që pajisja juaj është hakuar. Programet keqdashëse funksionojnë vazhdimisht në sfond dhe janë të padukshëm për përdoruesin, por ju mund t’i ndjeni fizikisht sepse telefoni juaj do të jetë i nxehtë. Sigurisht, mund të mbinxehet edhe për shkak të një baterie të keqe.
Gjithashtu, kushtojini vëmendje konsumit të të dhënave celulare, nëse jeni duke humbur tej mase gigabajt, dhe nuk po përdorni asgjë që i konsumon, do të thotë se dikush po i konsumon për ju.
Si të mbroheni?
Dhe çfarë duhet bërë në fund për ta parandaluar atë? Gjëja e parë që mund të bëni është të ristartoni pajisjen tuaj. Disa aplikacione gjurmimi mbështeten në faktin se nuk duhet të rivendosni kurrë pajisjen tuaj dhe kjo lëvizje mund të heqë qafe atë malware. Një antivirus mund të jetë i dobishëm, por nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni plotësisht i mbrojtur.
Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta mbani GPS-in tuaj të fikur dhe ta ndizni vetëm kur ju nevojitet. Është e rëndësishme të përditësoni pajisjen tuaj kur të disponohen përditësime të reja dhe të fshini çdo aplikacion që nuk është kontrolluar dhe nuk është në përdorim.
Nëse asgjë nuk funksionon, gjithmonë mund ta riformatoni pajisjen në cilësimet e fabrikës dhe të bëni një “backup” të gjithçkaje që është e rëndësishme për ju. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'