Ditë më parë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) ka marrë masa kundër kompanisë “Apetiti ‘Sh.P.K’, duke ia ndaluar eksportin e produkteve të mishit.
Zëdhënësi i AUVK, Lamir Thaçi kishte thënë se vendimi ka ardhur pasi u konfirmua se kompania në fjalë ka blerë mish nga Brazili dhe e ka shitur në Shqipëri si produkt me origjinë nga Kosova, së bashku me falsifikimin e dokumenteve në bashkëpunim të dyshimtë me inspektorë të shtetit.
“Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Do e mbështesim njëra tjetrën me të dhënat rreth të gjeturave që burojnë nga kontrollet e detajuara”, ka thënë Thaçi.
E lidhur me këtë ka reaguar sot kompania “Apetit”
“Pas publikimit dhe shpërndarjes ditën e djeshme të disa lajmeve krejtësisht të pavërteta dhe tendencioze, Apetit Shpk ndihet e detyruar të adresojë në mënyrë të menjëhershme pasaktësitë dhe të japë qartësi për këtë çështje për të parandaluar dezinformatat në publik.
E themeluar 41 vjet më parë, Apetit Shpk është kompania e vetme që realizon një zinxhir të mbyllur furnizimit nga Ferma, Thertorja dhe Përpunimi. Vetëm në vitin 2023, operacionet tona çuan në therjen e 6093 krerë bagëti, duke prodhuar mbi 4 milionë kilogramë mish. Angazhimi ynë për cilësinë dhe përsosmërinë në prodhimin e mishit ka qenë i palëkundur gjatë gjithë historisë sonë”, thuhet në reagim.
Kompania “Apetit” më tej thotë se në përpjekjet e tyre për të zgjeruar dhe diversifikuar rrugët e komercializimit për produktet, kanë eksploruar me zell tregjet përtej Kosovës. Shqipëria, ndër të tjera, është identifikuar si një treg strategjik për ofertat tona.
“Në rastin e publikuar nga një media shqiptare, të dërguar në mënyrë tendencioze, ne jemi dakorduar që të eksportojmë rreth një ton mish viçi, prodhim i thertores tonë. Megjithatë, në videon e publikuar, me qëllim dekurajimin e depërtimit tonë në tregun shqiptar duke krijuar një imazh të pavërtetë tek publiku, ata kanë publikuar një video ku diskutohet për dy artikuj të ndryshëm, ndër ta edhe biftekun e importuar nga Amerika e Jugut të cilin ne e ofrojmë në treg me kushte të tjera.
Ndryshe nga këto publikime të fundit, Apetit Shpk mohon kategorikisht çdo pretendim për sjellje të pahijshme ose keqpërdorim në operacionet tona. Ne sigurojmë klientët tanë, palët e interesuara dhe publikun e gjerë që proceset tona i përmbahen standardeve më të larta të cilësisë, sigurisë dhe transparencës. Objektet dhe procedurat tona i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe inspektimit rigoroz nga autoritetet përkatëse shtetërore, duke përfshirë AVUK, Doganat dhe ATK”, thuhet tutje.
“Është për të ardhur keq që akuza të tilla të pabaza janë shfaqur në media. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve dhe organeve të medias që të respektojnë parimet e gazetarisë së përgjegjshme duke verifikuar faktet përpara publikimit. Raportimi i pasaktë jo vetëm që cenon reputacionin e bizneseve si i yni, por rrezikon edhe besimin e komunitetit të cilit i shërbejmë. Në të njëjtën kohë konstatojmë me keqardhje të thellë se kjo fushatë denigruese nuk është e para që u bëhet kompanive kosovare që tentojnë të hyjnë në tregun e shtetit Amë, ndërkohë që kompanive të tjera nga rajoni nuk u bëhet një sulm i tillë.
Për pyetje apo sqarime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje, ftojmë individët e interesuar të na kontaktojnë drejtpërdrejt, si dhe të na vizitojnë në hapësirat tona. Apetit Shpk mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, integritetit dhe ofrimit të produkteve të cilësisë më të lartë për klientët tanë të çmuar”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aksion kundër spiunazhit nga Prokuroria, AKI dhe Policia e Kosovës

Nga aksioni i policisë në tri komuna, arrestohen pesë persona - sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente zyrtare

Deputeti i LDK-së: Kompania e lidhur me pushtetin fitoi 150 tenderë në katër vjet, vlera arrin 75 milionë euro

Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë