LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet për helikopterin, vijnë edhe amerikanët

Dyshimet për helikopterin, vijnë edhe amerikanët

Ekspertë francezë dhe amerikanë të hetimit ushtarak, kanë mbërritur në vendin tonë dhe kanë marrë përsipër të japin asistencën e tyre për të zbuluar përse ndodhi aksidenti fatal në Liqenin e Shkodrës.

Ditën e djeshme është bërë e mundur të nxirren disa pjesë të mjetit fluturues që njihet si “EC 145”, ndërsa asnjë e dhënë zyrtare nuk ka bërë të ditur prej më shumë se katër ditësh se çfarë ndodhi me helikopterin ushtarak ku humbën jetën dy pilotët e FA-së, Floran Delia dhe Donald Hoxha.

Njëkohësisht ende nuk është mësuar as itinerari që ka ndjekur mjeti fluturues ditën e aksidentit, ndonëse mësohet se është thënë që orëve të para të së mërkurës “EC145” me dy personat që më pas humbën jetën kanë bërë një lëvizje në jug të vendit.


Ende asnjë e dhënë nuk mësohet mbi shkakun e lëvizjes nga Farka mesditën e së mërkurës, ndërsa vetë kreu i Forcave të Armatosura pranoi se mjeti lëvizi nga baza kryesore pikërisht në orën 12.10 minuta. Janë një sërë komponentësh që janë përfshirë në hetim, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ditën e djeshme ka bërë me dije se ka nisur edhe një hetim administrativ për ngjarjen e rëndë.

I mbijetuari i atij aksidenti mësohet se ende nuk është marrë në pyetje për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur, ndërsa në spital, në ato pak rrëfime që ka bërë për policinë ushtari profesionist 23 vjeçar ka theksuar vetëm faktin se nuk e kupton se çfarë ka ndodhur, pasi helikopteri nuk ka dhënë asnjë sinjal defekti./shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

Drejtësi
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Lajme
“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

Drejtësi
Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë

Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë

Drejtësi
Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori