LAJMI I FUNDIT:

Dymbëdhjetë migrantë vdesin shkaku i temperaturave të ulëta – Turqia dhe Greqia fajësojnë njëra-tjetrën

Dymbëdhjetë migrantë vdesin shkaku i temperaturave të ulëta – Turqia dhe Greqia fajësojnë njëra-tjetrën

Dymbëdhjetë emigrantë kanë vdekur shkaku i temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në Turqi, gjegjësisht pranë kufirit me Greqinë, ku dyja vendet po e fajëson njëra-tjetrën për tragjedinë.

Turqia akuzon zyrtarët grekë të kufirit se e kanë detyruar grupin të kthehet përtej kufirit, duke rezultuar në vdekjen e tyre. Greqia e mohon ashpër këtë pretendim, raporton bbc.


Dy vendet mesdhetare janë përplasur shpesh për fatin e emigrantëve që kalojnë kufijtë e tyre tokësorë dhe detarë.

https://twitter.com/suleymansoylu/status/1488819027095048193

Zyrtarët turq thanë se nëntë trupa u zbuluan të mërkurën në mëngjes, duke nxitur një kërkim që gjeti dy të tjerë. Një person tjetër u gjet i ngrirë dhe më pas vdiq në spital.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, pretendoi se rojet kufitare greke i kishin zhveshur njerëzit pas arritjes, përpara se t’i kthenin në kushte të tmerrshme.

Ndërkohë, Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi tha se vdekjet ishin një tragjedi, por “e vërteta pas këtij incidenti nuk ka asnjë ngjashmëri me propagandën e rreme të homologut tim”.

Ndryshe, në vitin 2020, një grup migrantësh dokumentuan arritjen e tyre në Greqi me ndihmën e një OJQ-je. Anëtarët e grupit thanë më pas ishin ngarkuar në gomone dhe u lanë në ujërave turke. /Telegrafi/