LAJMI I FUNDIT:

Dy zogj ‘kivi’ u lindën për herë të parë në kryeqytetin e Zelandës së Re në më shumë se një shekull

Dy zogj ‘kivi’ u lindën për herë të parë në kryeqytetin e Zelandës së Re në më shumë se një shekull

Për herë të parë pas më shumë se 100 vjetësh u lindën dy zogj të tipit ‘kivi’ në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington.

Zogu ‘kivi’ ndryshe njihet edhe si zogu kombëtar i Zelandës së Re, sa që vetë termi ‘kivi’ shpesh përdoret për t’iu referuar njerëzve vendas të vendit, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet këta zogj të veçantë me gëzof që nuk fluturojnë janë ndër më të rrezikuarit në Zelandën e Re dhe autoritetet besojnë se kanë munguar në kryeqytet për breza të tërë.


Në nëntor të vitit 2022, 11 zogj ‘kivi’ u lëshuan në një sipërfaqe të madhe toke bujqësore kodrinore në Makara, 25 minuta në perëndim të qendrës së Wellington. Pesëdhjetë e dy zogj të tjerë u lëshuan midis shkurtit dhe majit të këtij viti, me 200 të tjerë që do të pasojnë gjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Kjo u bë në kuadër të projektit Capital Kiwi Project për të nxitur mbarështimin e tyre në natyrë. Projekti filloi gjashtë vjet më parë.

“Të shohësh mbarështimin e zogjve kivi është me të vërtetë kënaqësi”, tha Paul Ward, themeluesi i projektit. /Telegrafi/