LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe 400 euro gjobë, për veprën penale vjedhje e rëndë

Dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe 400 euro gjobë, për veprën penale vjedhje e rëndë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.P., shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale vjedhja e rëndë nga neni 315 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro.


I pandehuri K.P., akuzohet se më datë 21-22 tetor 2020, në Ferizaj, me dashje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 315 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Telegrafi/