LAJMI I FUNDIT:

Dy vjeçari ngre Anglinë në këmbë pasi mjekët ia shkëputen pajisjet e frymëmarrjes (Video)

Dy vjeçari ngre Anglinë në këmbë pasi mjekët ia shkëputen pajisjet e frymëmarrjes (Video)

Foshnja e moshës 2 vjeç, Alfie Evans, po mban në ankth zemrat e shumë miliona njerëzve në mbarë botën.

Edhe pse mjekët i hoqën aparaturën e frymëmarrjes artificiale, duke u shprehur se ai nuk kishte më forcë për të mbijetuar, 2 vjeçari reagoi edhe pas fikjes së aparaturave.

Pasi nuk u lejua ta merrte të birin as në shtëpi, babai i Alfie Evans tha për mediat se mjekët e spitalit Alder Hey i urrenin, i shihnin me përçmim ngaqë i kanë luftuar për gjithë këto ditë.

Mjekëve ndërkohë u është kërkuar nga eprorët që të mos dalin jashtë spitaleve me uniformë, për shkak të mbështetësve të Alfie-t që sa vijnë e shtohen, edhe nga vende të tjera të botës, përcjell Telegrafi.

Shumë mjekë raportojnë se janë sharë e ofenduar vazhdimisht.

Disa mbështetës edhe i kanë kërcënuar me jetë e madje kanë thënë se do të djegin spitalin.

Policia ka rrethuar spitalin dhe po monitoron protestuesit edhe në media shoqërore.

Dy-vjeçari ka që të hënën i shkëputur nga pajisjet e frymëmarrjes, por ndryshe nga ç’parashikohej, ka tre ditë që mbijeton me forcat e veta.

Prindërit donin ta çonin në Itali, ku “Spitali i Papës për Fëmijë” është i gatshëm ta mbajë në jetë, por gjykata nuk i lejoi ta nxirrnin nga Anglia. Babai do t’i paditë mjekët për vrasje.

Protesta në mbështetje të fëmijës që iu shkëputen pajisjet e frymëmarrjes

Por më parë çështja duhej zgjidhur në gjykatat britanike.

Ndërkohë të shumtë kanë qenë qytetarët britanikë të cilët kanë protestuar përpara spitalit, duke tentuar të hyjnë me forcë, e duke kërkuar që të mos i hiqen aparaturat. Edhe Papa Françesku ka kërkuar që të dëgjohen lutjet e prindërve të vogëlushit.

Babai i Alfie, Tom Evans, tha se mbështetësit e Alfie-t duhet të ” t’ju kthehen jetës së përditshme” pas protestave të egra jashtë klinikës së Liverpulit dhe në mediet sociale.

“Ne jemi shumë mirënjohës dhe ne e vlerësojmë të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe përkrahësit tanë italianë dhe polakë, të cilët kanë përkushtuar kohën dhe mbështetjen e tyre për luftën tonë të pabesueshme.

“Tani do t’ju kërkojmë që të ktheheni në jetën tuaj të përditshme dhe të lejoni veten time, Kate dhe Alder Hey, për të ndërtuar një urë dhe për të ecur nëpër të. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori