LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Turqi: Konfirmohen dy viktima me origjinë nga Kosova – flet ambasadori Ilir Dugolli

Tërmeti në Turqi: Konfirmohen dy viktima me origjinë nga Kosova – flet ambasadori Ilir Dugolli

Nga tërmeti shkatërrues i cili goditi brigjet turke në veri të ishujve grek Samos, kanë pësuar edhe dy viktima me origjinë nga Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin ambasadori i Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli.


“Deri më tani kemi dy viktima me origjinë nga Kosova. Pra, nuk bëhet fjalë për shtetas kosovarë, por vetëm me origjinë nga Kosova. Jemi në kontakt edhe me shumë shtetas të tjerë kosovarë por deri më tani, informacione kemi vetëm për këto dy viktima me origjinë nga Kosova”, deklaroi Dugolli.

Dugolli tha se për momentin nuk mund të flitet për emra, për shkak se informacionet ende janë jo-zyrtare.

Ambasada e Kosovës në Turqi publikon numrat ku shtetasit kosovarë mund të lajmërohen, pas tërmetit
Lexo po ashtu Ambasada e Kosovës në Turqi publikon numrat ku shtetasit kosovarë mund të lajmërohen, pas tërmetit

“Nuk mund të flas me emra, nuk mund të zbulojë identitetin e tyre për shkak se informacionet janë jo-zyrtare dhe duhet të kemi mirëkuptim edhe për familjet dhe të afërmit e tyre”, u shpreh Dugolli.

Ambasadori Dugolli theksoi se janë duke përcjellë situatën, ndërsa janë në kontakt edhe me shumë shtetas kosovarë.

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli

“Jemi në kontakt dhe po i përcjellim të gjitha informacionet edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Jemi duke kontaktuar me shtetasit kosovarë, kemi bërë thirrje që ata të paraqiten në numrat e telefonit”, tha ai.

Nuk ka të dhëna për ndonjë kosovar të prekur nga termeti në Izmir
Lexo po ashtu Nuk ka të dhëna për ndonjë kosovar të prekur nga termeti në Izmir

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur të shtunën se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkëkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.

Shefja e diplomacisë kosovare, përmes një postimi në Twitter, thotë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar. Haradinaj-Stublla bën të ditur se ka komunikime të vazhdueshme me ambasadën e Kosovës në Ankara.

“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli”, tha shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet turke në veri të ishujve grek Samos të premten në mesditë.

Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë, transmeton Telegrafi.

Tërmeti i fuqishëm prej 7.0 magnitudë godet Turqinë dhe Greqinë, shemben ndërtesat
Lexo po ashtu Tërmeti i fuqishëm prej 7.0 magnitudë godet Turqinë dhe Greqinë, shemben ndërtesat

Imazhet e shkrepura në qytetin turk Izmir, shfaqin ndërtesat e shembura.

Kujtojmë që një tërmet i fuqishëm që kishte goditur Izmirin në vitin 1999, kishte mbytur afro 17 mijë persona. E tërmeti i sotëm raportohet se është ndjerë deri në ishullin grek Kreta.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllime për dy viktimat të cilat bëhet e ditur se janë nga familja Doğrayan në Izmir që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur. Ne i shprehim ngushllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në postimin e ambasadës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori