LAJMI I FUNDIT:

Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gjatë dimrit

Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gjatë dimrit

Gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe të dimrit, shumicën e luleve më së miri është t’i fusim në shtëpi, mirëpo ekzistojnë dy vende në shtëpi të cilat assesi nuk u përshtaten

Njësoj vlen edhe për lulet të cilat i mbajmë gjatë gjithë vitit brenda në shtëpi, transmeton Telegrafi.


Fjala është për vendet pranë dritareve nëpër të cilat kalon ajri i ftohtë (duhet kujdesur që fletët e lules të mos prekin xhamin e ftohtë të dritares) dhe pranë burimit të nxehtësisë, siç janë stufat dhe radiatorët, sepse tërheqin lagështinë nga lulja, andaj është e mundshme që shpejt të thahet.

Këtë do ta vëreni nga fletët të cilat ngadalë marrin ngjyrë të gështenjtë, përkatësisht fillojnë të vyshken.

Ujitja e rrallë

Për shkak të zvogëlimit të dritës së diellit, lulet e shtëpisë gjatë dimrit rriten më ngadalë, andaj nuk u është i nevojshëm shumë ujë si në stinët e ngrohta. Me ujitje të tepruar bimëve mund t’u shkaktoni sëmundje të ndryshme.

Më shumë dritë

Meqenëse rreze dielli ka pak, përpiquni që t’i eliminoni të gjitha pengesat e absorbimit të dritës së diellit – fshijani fletëve pluhurin rregullisht. /Telegrafi/