Jorrel Hato është kthyer në një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Ajaxin në Eredivisie.

Mbrojtësi 19-vjeçar është ndjekur nga shumë klube elitare, por së fundmi interes konkret kanë shfaqur Arsenal dhe Chelsea, të cilat kanë kontaktuar përfaqësuesit e tij.


Sipas Fabrizio Romanos, të dy klubet londineze kanë zhvilluar bisedime të para për të testuar terrenin për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Jorrel Hato 1 scaled

Vlera e kartonit të Hatos vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa fleksibiliteti i tij për të luajtur si mbrojtës qendror dhe i majtë e bën shumë të lakmuar.

Përveç skuadrave nga Liga Premier, interesim për të ka treguar edhe Real Madridi, i cili po monitoron nga afër zhvillimin e lojtarit për një lëvizje të mundshme në të ardhmen.

Hato është një prej zbulimeve më të mëdha të sezonit në futbollin holandez, duke fituar vendin e titullarit në një moshë shumë të re.

Nëse Arsenali apo Chelsea bëjnë një ofertë konkrete, atëherë një "derbi londinez" për shërbimet e mbrojtësit të Ajaxit mund të jetë i pashmangshëm këtë verë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app