LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur nga të shtënat me armë në një festival në Washington

Dy të vdekur nga të shtënat me armë në një festival në Washington
Foto: Getty Images

Dy persona janë konfirmuar si të vrarë dhe tre të plagosur pas të shtënave në mbrëmje në një kamp në një festival muzikor në Washington.

Festivali “Beyond Wonderland” është një ngjarje muzikore dyditore që zhvillohet të shtunën dhe të dielën në Amfiteatrin Gorge në Washington.

Raportimet për një sulmues aktiv të shtunën mbrëma në kampin aty pranë në Washington në ShBA , ku qëndrojnë shumë prej rreth 27,000 pjesëmarrësve të ngjarjes, u shfaqën fillimisht rreth orës 20:25 me kohën lokale.


Foto: Getty Images

“Oficerët i ndoqën, e mbyllën të dyshuarin dhe e kanë mbajtur në paraburgim. Shumë individë kanë pësuar plagë me armë zjarri”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Grant në një postim në Facebook rreth orës 22:50.

Zyra e sherifit më vonë konfirmoi dy të vdekurit dhe tre persona të plagosur – mes tyre edhe vrasësi – në një konferencë për shtyp në orën 23:30.

I dyshuari thuhet se ka hapur zjarr rreth orës 20:20 në një zonë rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, tha Kyle Foreman, një zëdhënës i zyrës së sherifit, gjatë një konference për shtyp sipas ABC News.

Beyond Wonderland vazhdoi siç ishte planifikuar, me festivalin duke postuar një deklaratë për të ftuarit, ku thuhej: “Ju lutemi shmangni zonën e kampeve të Gorge Gate H pasi është e mbyllur për shkak të një incidenti që është trajtuar nga autoritetet lokale. Nuk ka asnjë rrezik aktual për frekuentuesit e festivalit apo kampingjet”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

Magazina
Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Magazina
Jul Deda: Kjo deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ishte skandaloze, ç’njerëzore dhe e poshtër

Jul Deda: Kjo deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ishte skandaloze, ç’njerëzore dhe e poshtër

Magazina
Eskalon situata në Big Brother VIP - Jozi e ofendon rëndë Gjestin

Eskalon situata në Big Brother VIP - Jozi e ofendon rëndë Gjestin

Magazina
Kalo në kategori