Pothuajse dy të tretat e konsumatorëve në Gjermani po shpenzojnë më pak para për shkak të inflacionit rekord, njoftoi Shoqata e Zyrave Gjermane të Mbrojtjes së Konsumatorit (VZBV).
“Pothuajse dy të tretat e të anketuarve shpenzojnë më pak para për shkak të inflacionit dhe 20 për qind e tjerë besojnë se do t’u duhet të ulin shpenzimet në të ardhmen”, njoftoi presidentja e VZBV, Ramona Pop.
Shumica më e madhe, 61 për qind e tyre, kursejnë kur blejnë sende ushqimore dhe 56 për qind kursejnë kur blejnë rroba dhe këpucë. Për shkak të rritjes së çmimeve me pakicë, një e treta e të anketuarve përdorin më pak veturën e tyre. Një e treta e të anketuarve kanë deklaruar se po fluturojnë më pak për shkak të rritjes së çmimeve, raporton zdf.
Inflacioni në muajin tetor ishte 10.4 për qind, dhe inflacioni rekord është ndikuar më së shumti nga rritja e çmimeve të energjisë. Mesatarisht, çmimet ditore të ushqimeve u rritën me 20.3 për qind. Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, më së shumti u rritën vaji i ushqimit (49,7 për qind), produktet e qumështit dhe vezët (28,9 për qind), buka dhe drithërat (19,8 për qind).
Rritjen më të madhe të çmimeve në sektorin e energjisë e ka shënuar gazi natyror, i cili është 109.8 për qind më i shtrenjtë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Karburanti për makina është mesatarisht 22.3 për qind më i shtrenjtë. Në të njëjtën kohë, sondazhi i VZBV tregoi se konsumatorët janë të gatshëm të ndryshojnë zakonet e tyre të blerjes nëse kjo do të kontribuonte në ngadalësimin e ndryshimeve klimatike.
Gjithashtu u tregua se 75 për qind e të anketuarve janë gati të veshin rrobat e tyre ekzistuese për më gjatë në vend që të blejnë të reja. 45 për qind e tyre thanë se do të hiqnin dorë nga blerja e pajisjeve të reja elektronike nëse të vjetrat mund të riparoheshin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre