LAJMI I FUNDIT:

Dy të plagosur në Vushtrri, arrestohet një i dyshuar

Dy të plagosur në Vushtrri, arrestohet një i dyshuar
Foto: Ilustrim

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë së martës në Vushtrri.

Policia e Kosovës njofton se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovar.


“Si pasojë e lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton tutje Policia.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit S .Z., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor./Telegrafi/