LAJMI I FUNDIT:

Dy të dyshuarit për vrasjen e Liridonës mbrohen në heshtje

Dy të dyshuarit për vrasjen e Liridonës mbrohen në heshtje
Avokatët mbrojtës të Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që së shpejti të marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Nga gjykata ku është mbajtur seanca dëgjimore kanë dalur avokatët e dy të dyshuarave për këtë vrasje Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.


Vrasja e Lirdonës – familjarët e të ndjerës të pranishëm në gjykatë
Lexo po ashtu Vrasja e Lirdonës – familjarët e të ndjerës të pranishëm në gjykatë

Skënder Gojani i cili është avokat i Granit Plavës dhe Ahemt Gjinovci avokat i Kushtrim Kokallës, thanë para mediave se pritet të merret vendimi.

“I paraqitem qëndrimet tona dhe prokurorja të vetat, tash pritet vendimi”, tha njëri nga avokatët.

Ata shtuan se klientët e tyre janë mbrojtur në heshtje. /Telegrafi/