LAJMI I FUNDIT:

Dy shtetasve iranianë u ndalohet hyrja në Shqipëri

Dy shtetasve iranianë u ndalohet hyrja në Shqipëri

Një grua dhe një burrë, të lindur në Iran, me shtetësi gjermane, pasi kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, u është ndaluar hyrja në Shqipëri.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mëson se Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool u është refuzuar hyrja dhe kërkuar kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani.


Ata kanë refuzuar ta bëjnë këtë dhe janë mbajtur 72 orë në aeroport e më pas janë deportuar në Gjermani.

Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri.

Rreth kësaj shoqate janë bashkuar ata të cilët kanë dezertuar MEK.

Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania.

Dy javë më parë me urdhër të prokurorëve të SPAK zyrat e ASILA u kontrolluan prej oficerëve të BKH.

Shoqata ASILA është vënë nën hetim për lidhje me rregjimin e Iranit dhe veprimeve që synojnë cënimin e sigurisë të antarëve të MEK strehuar në vendin tonë.

Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë më pas nga anullumi samitit vjetor të opozitës Iraniane për arsye sigurie.

Ky nuk është rasti i parë që nga Shqipëria dëbohen iranianë me pasaporta gjermane.

Në vitin 2018 Policia e Shtetit tha se parandaloi një sulm terrorist tek Kryegjyshata bektashiane.

Iranianët me inicialet F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç u ndaluan nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit, ata kishin pasaporta gjermane.

Momentin e ndalimit dy iranianët ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Një vit më pas, drejtori athershëm i policisë së shtetit Ardi Veliu deklaroi se “Celula terroriste i përket njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit”.

Të gjithë iranianët që mbërrinë në të pikat kufitare hyrëse të Shqipërisë i nënshtrohen kontrolleve të shumëfishta për të dedektuar e parandaluar hyrjen e agjentëve të njësisë operacionale sekrete KUDS./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori