LAJMI I FUNDIT:

Dy shtetas të RMV-së të përfshirë në një vrasje në Belgjikë, Prokuroria e Shkupit siguron prova

Dy shtetas të RMV-së të përfshirë në një vrasje në Belgjikë, Prokuroria e Shkupit siguron prova

Prokuroria Publike e Maqedonisë informon se duke vepruar në bazë të kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërmorën disa veprime komplekse hetimore me kërkesë të autoriteteve hetuese belge, duke përfshirë dy bastisje në Shkup për të siguruar prova për vrasjen e kryer në Belgjikë.

Prokurorët belgë po hetojnë vrasjen e kryer në Ostend të Belgjikës, pasi trupi i pajetë i një gruaje u gjet i hedhur pranë kufirit mes Belgjikës dhe Holandës më 21 mars.


“Në procedurën e mëparshme të organeve hetimore belge janë siguruar prova për përfshirjen e dy shtetasve të RMV-së në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tashmë ndodhet në paraburgim në Belgjikë dhe në pritje të gjykimit. Në bazë të urdhëresave të dhëna nga Gjykata Themelore Penale Shkup, bastisje janë kryer edhe në dy lokacione në Shkup. Prokurori publik dhe qendra hetimore e prokurorisë së Shkupit, si dhe disa pjesëtarë të MPB-së, të gjitha veprimet i kanë kryer në përputhje me kërkesën për ndihmë juridike ndërkombëtare”, thonë nga Prokuroria.

Nga ana belge, gjatë hetimeve në Shkup, ishin të pranishëm një gjykatës hetues, prokuror publik dhe përfaqësues të policisë federale belge, të cilët e vlerësuan lart bashkëpunimin me autoritetet hetuese maqedonase.

“Ky rast është shembull i vërtetë shkollor i bashkëpunimit të përsosur ndërkombëtar ndërmjet prokurorëve publikë dhe policëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe autoritetet gjyqësore dhe policore evropiane”, tha presidenti i Departamentit të Hetimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Flanders Perëndimore, gjyqtari hetues Kun Vituk, pas veprimit në të cilin u siguruan prova të rëndësishme për procedurën para gjykatës belge.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori