LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarë humbin jetën në një aksident në Zvicër

Dy shqiptarë humbin jetën në një aksident në Zvicër

Të shtunën, më 16 shtator 2023, ka ndodhur një aksident i rëndë me një veturë në Urnäsch – dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje.

Reklama

Siç merr vesh albinfo,  dy viktimat janë shqiptarë. Bëhet fjalë për një të rin 18 vjeçar nga Prishtina, me qëndrim në Flawil dhe moshatarin e tij nga Kumanova, me qëndrim në Gossau.

Dy të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.

Pak para orës 3 të mëngjesit, një makinë me katër të rinj të moshës 18 deri në 21 vjeç ishte nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch.

Pak para lokalitetit Steinflue, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij në një kthesë në të djathtë dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur dhe është ndalur në shtratin e lumit Urnäsch. Dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin në mënyrë të pavarur nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega dhe shërbimet e urgjencës.

Dy 18-vjeçarë kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shkaku i saktë i aksidentit po hulumtohet nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit Appenzell Ausserrhoden dhe nga specialistë të policisë kantonale, transmeton albinfo.ch.

Për të siguruar provat janë thirrur shërbimi mjekoligjor dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i St Gallen-it.

Rruga Schlägalpstrasse u desh të mbyllej në të dy drejtimet në mënyrë që të  realizohej hetimi i aksidentit, i cili zgjati rreth pesë orë.

15 pjesëtarë të departamentit të zjarrfikësve Urnäsch dhe 14 anëtarë të departamentit të zjarrfikësve të bazës Herisau u vendosën për të mbyllur rrugën. Ka pasur dëme materiale prej disa mijëra frangash.

Në trend Lajme

Më shumë
Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

Lajme
Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën

Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën

Lajme
Mushkolaj, Rrahmanit: Gratë vendosin a duan të kenë fëmijë pa burrë

Mushkolaj, Rrahmanit: Gratë vendosin a duan të kenë fëmijë pa burrë

Sociale
Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe para kërkesave të Perëndimit?

Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe para kërkesave të Perëndimit?

Lajme
“I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB

“I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB

Lajme
“Unë nuk jam vrasës”, dëshmia nga burgu e shqiptarit të akuzuar për vdekjen e 21-vjeçares në Selanik

“Unë nuk jam vrasës”, dëshmia nga burgu e shqiptarit të akuzuar për vdekjen e 21-vjeçares në Selanik

Lajme
Kalo në kategori