LAJMI I FUNDIT:

Dy raketa bien në afërsi të Ambasadës Amerikane në Bagdad

Dy raketa bien në afërsi të Ambasadës Amerikane në Bagdad

Dy raketa kanë rënë në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bagdad.

Sulmi u krye me dy raketa që ranë pranë ndërtesës së Ambasadës Amerikane, e cila ndodhet në Zonën e Gjelbër në Bagdad, një zonë ku ndodhen institucionet shtetërore dhe ambasadat e shumta të huaja dhe misionet diplomatike, njoftuan mediat irakiane.


Si rezultat i shpërthimit, u regjistruan dëme në veturat e parkuara në rrugë, ndërsa ende nuk ka informacion për viktimat e mundshme.

Qeveria irakiane ende nuk ka komentuar sulmin me raketa, raporton reuters.

Sulmet ndaj objektivave amerikanë në Irak kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. Grupet e milicisë shiite pranë Iranit thuhet se qëndrojnë prapa sulmit. /Telegrafi/