LAJMI I FUNDIT:

Dy persona sulmojnë fizikisht një tjetër në Prishtinë

Dy persona sulmojnë fizikisht një tjetër në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi në bashkëveprim me një person tjetër i cili gjendet në arrati, pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:20 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/