LAJMI I FUNDIT:

Dy persona arrestohen për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Dy persona arrestohen për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollimit u janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një thikë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:40 në rrugën “Bashkim Fehmiu”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër pasi kishte urdhër-arrest është ndalur për procedurë të mëtutjeshme. /Telegrafi/