LAJMI I FUNDIT:

Dy përbërësit që keni tashmë në kuzhinë janë suplemente bimore tepër të mira natyrore!

Dy përbërësit që keni tashmë në kuzhinë janë suplemente bimore tepër të mira natyrore!

Mbrojnë rrënjën dhe parandalojnë tharjen e gjetheve

Është koha e duhur kur duhet t’u shtoni bimëve lëndë ushqyese, në mënyrë që ato të “funksionojnë” sa më mirë.


Sigurisht që në dyqanet e luleve mund të blini gjithmonë preparate të ndryshme, por edhe me një ushqim mund të nxisni rritjen e bimëve.

Gjithçka që ju nevojitet që bimët të jenë të shëndetshme dhe të rriten më shpejt është majaja, transmeton Telegrafi.

Majaja ndihmon bimët duke vepruar në mikroorganizmat në tokë dhe stimulon punën e tyre, duke mbrojtur kështu rrënjën.

Përmban gjithashtu vitaminë B, e cila i bën gjethet më të harlisura dhe më të gjelbra dhe parandalon tharjen e majave.

Mund ta përdorni për të ushqyer bimët e dhomës dhe të oborrit të shtëpisë, dhe ja si ta bëni këtë ilaç të fuqishëm.

Shtoni një lugë maja dhe një lugë çaji sheqer në një litër ujë në temperaturë dhome. Përziejini mirë, më pas me këtë masë ujisni lulet.

Përsëriteni këtë proces çdo dy deri në tre javë dhe do të shihni se sa shpejt përparojnë dhe rriten bimët tuaja. /Telegrafi/