LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për therjen me thikë të nxënësve në Drenas

Policia jep detaje për therjen me thikë të nxënësve në Drenas
Foto: Ilustrim

Dy nxënës janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjetë të mprehtë (thikë) dy nxënës të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:40 në Drenas.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.  Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/