Dy helikopterë u përplasën dhe u rrëzuan në provincën perëndimore finlandeze të Satakunta.

Sipas mediave finlandeze, në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi specialistët e shërbimit të shpëtimit dhe efektivët e policisë.


Departamenti i Policisë së Finlandës Jugperëndimore njoftoi se ka nisur një hetim, përcjell Telegrafi.

U konstatua se helikopterët po fluturonin në të njëjtën rrugë nga Talini në aeroportin Piikajärvi në Kokemäki.

Në një helikopter ishin dy pasagjerë dhe në tjetrin tre.

Numri i saktë i viktimave dhe identiteti i pasagjerëve janë ende duke u përcaktuar, sipas policisë finlandeze.

Megjithatë, transmetuesi publik estonez ERR raportoi se të pesë pasagjerët besohet se kanë vdekur.

Ndryshe, shkaku i aksidentit mbetet i paqartë. /Telegrafi/