LAJMI I FUNDIT:

Dy gola në ndeshje dhe gjest i madh ndaj gjyqtarit që doli në pension, Haaland vazhdon të mahnitë në Gjermani

Dy gola në ndeshje dhe gjest i madh ndaj gjyqtarit që doli në pension, Haaland vazhdon të mahnitë në Gjermani

Erling Haaland ishte në formën më të mirë në ndeshjen e fundit të sezonit të Borussia Dortmund ndaj Bayer Leverkusen, ku fituan 3-1.

As kjo ndeshje nuk kaloi pa golat e Haaland që shënoi dy herë.


Haaland e përfundon sezonin me 41 gola në 41 ndeshje, një edicion i shkëlqyeshëm për norvegjezin e ri.

Pas një paraqitjeje të bukur, Haaland tregoi klasin e tij edhe pas fishkëllimës së fundit.

Gjyqtari i ndeshjes, Manuel Grafe, që ka gjykuar në Bundesliga për 17 vjet, u pensionua pas takimit.

Ndeshja mes Dortmund dhe Leverkusen do të jetë ndeshja e tij e fundit ndonjëherë si gjyqtar i nivelit të parë të Gjermanisë, edhe pse ka shumë zëra që rregulli mund të ndryshojë.

https://twitter.com/GrimandiTweetss/status/1396128800912646144

Haaland tregoi respekt për Grafe duke ndërruar fanellat pas ndeshjes. Ai pastaj u fotografua me Grafe dhe zyrtarët e tjerë të takimit.

Një gjest i shkëlqyer nga një lojtar i ri.

Grafe është një nga gjyqtarët më të mirë të kampionatit, por rregullat e tanishme nënkuptojnë që ai nuk mund të gjykojë më në Bundesligë.

Ai mbushi 47 shtatorin e kaluar. Bundesliga thotë se zyrtarët e ndeshjeve nuk mund të jenë mbi moshën 47 vjeç, një rregull që nuk pëlqehet shumë. /Telegrafi/