LAJMI I FUNDIT:

Dy fshatrave të Prishtinës iu ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm

Dy fshatrave të Prishtinës iu ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë ditës së diele do të ketë ndërprerje me furnizim të ujit të pijshëm në fshatin Sllatinë dhe Henc.

Sipas KRU-së, kjo ndërprerje po ndodhë si pasojë e një defekti që ka ndodhë në një gyp të ujit.


Në kuadër të kësaj, furnizimi me ujë do të rikthehet për banorët e këtyre fshatrave gjatë ditës së hënë.

“Si shkak i një defekti në gypin e ujit dhe pamundësisë teknike të sanimit të tij ditën e sotme, në fshatin Henc, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për fshatin Sllatinë dhe Henc. Furnizimi me ujë rikthehet ditën e nesërme, pas sanimit të defektit. Kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/